Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka dalur në konferencë për media pas miratimit të buxhetit për vitin 2022.
Nga aty Kurti ka folur në rritje me përkrahjen për qytetarët pas rritjes së çmimeve, derisa vazhdoi të fajësonte të tjerët për gjendjen në të cilën ndodhet vendi duke harruar se tani nuk është opozitë.
Kurti tha se do fillojnë ndihmat për familje, derisa përmendi edhe shtesat nga 100 euro për pensionet, duke thënë se asnjë pension nuk do jetë nën 100 euro.
“Ne paralajmëruam para pak ditësh mbi 36 milionë euro për afërsisht 330 mijë familje, dyfishim të pagesës ër kategorinë sociale dhe 100 euro shtesë për pensione. Sot theksuam edhe faktin që kemi shtuar edhe 35 milionë euro dhe skema të shtesave. Ky buxhet tregon se Qeveria po kujdeset për dimensionin e popullsisë. Pra gjithmonë do ketë spekulantë që përfitojnë nga kriza, rritja e çmimeve nuk është vetëm objektive por edhe subjektive’’, tha Kurti ndër të tjera.
Tutje ai vazhdoi të fajësonte njerëzit që shkaktojnë sipas tij ‘’panik’’ te qytetarët për rritjen e cmimeve, derisa tha se ata tentojnë që të bindin qytetarët që të shpenzojnë më pak.
”Paralajmërimet ogurzeza për rritjen e cmimeve kanë për qëllim të nxisin panik, rritja ekonomike ka ndodhur tek ne se qtyetarët mendojnë të ardhmen, dhe më shumë mendojnë të kursejnë sesa të shpenzojnë. Kundërshtarët e Kosovës kanë interes që qytetarët të mos shpenzojnë por kursejnë, sot lajmi kryesor që i frikësohen është rritje dyshifrore ekonomike. A e dini cka do të thotë nëse ne vazhdojmë për rritjen 10%, do t’i afrohemi Kroacisë. Prandaj është tejet e rëndësishme dhe asnjëherë mjaftueshëm e theksuar rritja ekonomike e Kosovës”, tha Kurti.