Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një videomesazhi u ka uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve për festat e fundvitit.
Derisa i ka falënderuar për rritjen ekonomike, Kurti i ka paralajmëruar mërgimtarët edhe për përhapjen e variantit Omicron të COVID-19.
“Është kënaqësi e madhe për mua, dhe për të gjithë ne që banojmë në Kosovë t’ju urojmë mirëseardhje në atdheun tuaj. Festat e fundvitit janë një periudhë e veçantë për të gjithë ne, por sidomos për ju, që shumicën e vitit gjendeni fizikisht jashtë, por me mendje dhe zemër gjithnjë në Kosovë”.