Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë.
Ai tha se procesi ishte i lehtë, i thjeshtë dhe ka zgjatur më pak se dhjetë minuta.
“Është aq i rëndësishëm ky regjistrim i popullsisë saqë vendimtar për dhjetë vjeçarin e ardhshëm të politikave tona si shtet e të progresit tonë si shoqëri”, ka shkruar ai në Facebook.
Kurti tha se qytetarët duhet të regjistrohen për të planifikuar të ardhmen.
Ndërkohë, gjithsej janë rreth 900 mijë persona që janë regjistruar deri tash në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare.
Ndërkaq, ASK ka thënë se në pjesën e dytë të qershorit të dalin rezultatet preliminare.