Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në pritjen e organizuar nga kryetari i Vjenës, Michael Ludwig, që i paraprinë Samitit të Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor.
Aty, kryeministri Kurti së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, patën mundësi që të shoqërohen dhe të diskutojnë me pjesëmarrësit e samitit që do të mbahet nesër. /Paparaci/