Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ndan shqetësimin për sulmin nga protestuesit serbë ndaj Policisë së Kosovës dhe gazetarëve.
Pas takimit me ambasadorët e QINT-IT dhe ambasadorin e BE-së, ka thënë se mbishkrimet ultra-nacionaliste serbe mbi automjetet e NATO-s janë një kujtesë e errët në Kosovë.
“Sot pata një takim me ambasadorët e QUINT dhe ambasadorin SHBA-së. Unë ndaj shqetësimin për dhunën dhe sulmet e dënimit kundër Policisë së Kosovës, NATO_KFOR-it dhe gazetarë. Mbishkrimet ultra-nacionaliste serbe mbi automjetet e NATO-s janë një kujtesë e errët në Kosovë. Ne mbrojmë paqen dhe sigurinë”, ka shkruar Kurti në Twitter.