Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë për nder të policit të vrarë, Afrim Banjaku, ku u bë ndezja e qirinjve.
Kurti përmes një postimi në Twitter tha se do të zotohen të mbrojnë ata që kalojnë jetën e tyre duke na mbrojtur.
Postimi i tij:
Afrim Bunjaku u vra nga terroristët në orët e hershme të mëngjesit në krye të detyrës duke mbrojtur integritetin territorial dhe sundimin e ligjit të vendit tonë. Sonte ndezëm një qiri të vogël për një shpirt të madh ndërsa zotohemi të mbrojmë ata që kalojnë jetën e tyre duke na mbrojtur.