Kandidati për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se fitorja e tyre më 6 tetor do të jehojë në mbarë shqiptarinë.
“6 ditë prej sot, në këtë orë, komisionarët në vendvotime do të jenë duke numëruar votat. Kur t’i enumërojnë votat ata do të lexojnë: fletëvotimi i parë: Lëvizja Vetëvendosje; fletëvotimi i dytë: Lëvizja Vetëvendosje; fletëvotimi i tretë: Lëvizja Vetëvendosje, i katërti ndoshta ndonjë parti tjetër; i pesti prapë Lëvizja Vetëvendosje; i gjashti: Lëvizja Vetëvendosje…” e ka nisur Kurti fjalimin e tij para qytetarëve dhe simpatizantëve në sallën e sporteve në Gjilan, njofton Klan Kosova.
“Moti jemi nisur të lëvizim e të vendosim vetë. Edhe një muaj nuk janë pak e lërë më 20 vjet. Tash po kalojmë nga shpejtësia e parë në të dytën, pastaj jo në të treten po në të gjashtën. Nuk i kemi ndezur vetëm motorët por edhe turbinat e lëvizjes sonë. Gjatë okupimit e luftës të rinjtë largoheshin nga Kosova sepse e kishin jetën e rrezikuar, sot po rrezikojnë jetën për t’u larguar. Tash nuk bën të ikim, është koha të qëndrojmë, të votojmë e të fitojmë”.
“Mërgata po vjen nga Amerika dhe Australia për ta votuar LVV – po kalojnë dete e oqeane për të jetësuar e përjetuar momentin e ndryshimit historik”.
“Gjilan dita e ndryshimit erdhi. Këto zgjedhje janë për juve. Gjilani i akumulatorëve të famshëm është akumulator i Lëvizjes. Me Vetëvendosjen në Qeveri lavdia industriale e Gjilanit nuk do të mbetet nostalgji, ajo do të bëhet vizion”.
Kurti ka thënë para flamurit kombëtar shqiptar, flamurit shtetëror të Kosovës dhe aitj të Dardanisë që valviteshin në sallë se me qeverinë e tij nuk do të ketë hajna në qeveri dhe “nuk do të ketë lekurosha në Prokurori”.
“Kryeprokurori i Shtetit është si këngëtar që nuk këndon. Me Vetëvendosjen në Qeveri edhe kriminelët e fuqishëm do të dorëzohen para shtetit dhe shteti kurrë më nuk do të jetë i dobët para kriminelëve. Për ushtrinë e bëjmë buxhetin 400 milionë për 4 vjet dhe transformimi i FSK-së nuk mbetet vetëm ligji në letër. Me “126 tetor” votojmë lëvizjen dhe festojmë bashkë. Nuk është thjeshtë 6 tetor kjo e diel por është “126 tetor””.