Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, sot ka vizituar Kalanë e Novobërdës, njofton Klan Kosova.
Ciceroni i ka njoftuar ata me të gjitha pjesët dhe historinë e Kalasë së Artanës.
Kurti tha se duhet të hetohet dhe të dihet se pse një kompani serbe e ka marrë tenderin për restaurimin e kësaj kalaje.
Bashkë Kurtin ishin edhe Hajrulla Çeku dhe Yll Rugova, të dy kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit nga kjo parti.