Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar mbrëmë për në Mynih të Gjermanisë, për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë që mbahet atje.
Sipas njoftimit të ZKM-së, Kurti do të zhvillojë takime me liderë shtetërorë dhe përfaqësues institucionesh, pjesëmarrës në këtë konferencë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sonte për në Mynih të Gjermanisë, ku do të merr pjesë në Konferencën e Sigurisë. Kryeministri Kurti do të zhvillojë takime me liderë shtetërorë dhe përfaqësues institucionesh, pjesëmarrës në këtë konferencë”, thuhet në njoftim.
Në këtë konferencë, kancerali gjerman Olaf Scholz ka folur për propozimin franko-gjerman për normalizmin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Scholz tha se propozimi franko gjerman për Kosovën dhe Serbinë është pjesë e një përpjekjeje për t’u bërë më të fortë dhe më të aftë në aspektin gjeopolitik.
“Propozimi franko-gjerman për Kosovën dhe Serbinë është pjesë e një përpjekjeje për t’u bërë më të fortë dhe më të aftë në aspektin gjeopolitik, dhe si një aleat në komunitetin transatlantik”, thotë kancelari Scholz.
Në Mynih po qëndron edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq i cili nga atje lëshoi deklarata për çnjohje të reja të pavarësisë së Kosovës.
Ai tha se me Blinken e Scholz ka biseduar edhe për planin franko-gjerman.
Konferenca e Sigurisë ka nisur më 17 shkurt dhe do të zgjasë deri më 19 shkurt.