Kryeministër, Albin Kurti, në mbledhjen e parë të qeverisë ka thënë se do të punojnë dhe nuk do të pushojnë derisa ta shpërblejnë besimin e tyre.
Ai tha se 100 ditët e para do të ketë angazhim maksimal.
Ai tha se karriget ministrat i kanë, por ministrat dhe ai më shumë do të rrinë në këmbë për shkak të punëve që e presin vendin, shkruan Reporteri.net.
Kurti tha se programi i qeverisë së re është ambicioz, aq sa edhe pritjet e qytetarëve.
“Sytë e gjithë popullit janë tek secili prej ministrave. Ministri i Bujqësisë më shumë kohë duhet të qëndrojë me fermerët se në zyrën e tij, e ai i Shëndetësisë me mjek e pacinet, e jo të rrimë ulur në kolltuqe, të urdhërojmë nga lart, por të zbresim tek qytetarët”, tha Kurti. /Reporteri.net/