Qeveria ka mbajtur mbledhje festive për nderë të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Nga aty, kryeministri Albin Kurti, tha se Kosova do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve pa dallim, ndërsa kërkoi më shumë angazhim për siç tha idealin dhe programin qeverisës.
“Ne qëndrojmë krenar sepse përkundër sfidave shteti jonë po zhvillohet. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, demokratik dhe i pandashëm. Ashtu sikurse u shpallë 16 vjet më parë, Kosova është dhe do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve pa dallim, andaj ne urojmë jo vetëm shqiptarët por të gjithë komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tha Kurti.
“Sot është ditë feste por çdo ditë tjetër duhet të punojmë për idealin dhe programin tonë qeverisës. Të angazhohemi dhe të përkushtohemi përditë që të marrim forcë nga paraardhësit tanë e duke u frymëzuar nga brezat e rinj të lirisë”, u shpreh ai.