Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë Samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë është takuar edhe me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Sholz.
Kurti në Facebook ka shpërndarë disa fotografi nga ky takim, derisa nuk ka dhënë detaje.
Ai ka shkruar ”Takim pune me Kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz, gjatë Samitit të Procesit të Berlinit, në Tiranë”.