By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Kurti: Nevojitet një hetim i ri, i pavarur dhe profesional për Astritin
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Kurti: Nevojitet një hetim i ri, i pavarur dhe profesional për Astritin

Përditësimi i fundit: November 5, 2019 1:32 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalimin para familjarëve dhe qytetarëve që dolën për të marshuar në trevjetorin e vdekjes së Astrit Deharit.

- Advertisement -

Kurti ka thënë se tri vjet pa Astritin janë shumë. “Tri vjet padrejtësi janë tepër shumë për Xhemilen e Avniun, Artën e Arsën, Albanën, Lumin e Blinin. Janë tepër shumë për juve për neve për secilin për nesh dhe të gjithë ne”, ka thënë Kurti.

Lideri i LV-së ka theksuar se janë tronditur të gjithë kur e arrestuan Astritin në atë kohë, kur e akuzonin pa aktakuzë dhe kur mbanin në burg pa e marrë në pyetje. “Jemi tronditur tepër shumë kur mësuam që s’do ta shohim”, ka deklaruar ai.

“Në qelinë A3 kur kam qenë edhe unë para 12 vjetëve e kanë mbytur një njeri të pafajshëm. Ekspertiza ligjore ka konstatuar qysh atëherë që për 11 lloje të drogave janë zhvilluar teste dhe në asnjërën prej tyre Astriti nuk ka dalë pozitiv, janë zhvilluar teste dhe nuk kanë gjetur kurrfarë medikamenti, trup i shëndoshë plotësisht në aspektin fizik dhe psikik”, ka pohuar Kurti.

Ai ka shtuar se të mbahej në paraburgim një qytetar për 68 ditë pa u intervistuar asnjëherë, kjo sipas Kurtit, është së paku tendencë për izolim dhe kurrsesi përpjekje për drejtësinë.

“Nuk ka pasur të vërtetën për drejtësi, por një qëllim tendencioz që është vënë prioritet ndaj të dhënave faktike. Nevojitet një hetim i ri, i pavarur dhe profesional, jo vetëm për mbytjen e Astritit, por edhe procesin trevjeçar. Astriti u mbyt nga regjimi, sepse nuk po e merrte në pyetje. Mbi Astritin është kryer krimi prej ditës kur u arrestua”, është shprehur Kurti.

Paralajmëron Valbon Krasniqi: Si pasojë e fushatës nga java e ardhshme mund të rriten rastet me COVID-19
Diskutohet për kapacitetet operacionale të Policisë së Kosovës në Rajonin e Gjilanit
Lajmi i fundit: 2 raste të reja në qytetin e Gjilanit
Qeveria ndan 300 mijë euro për librat shkollorë në Luginë dhe avokimin për të në ShBA e BE
Qyteti kërkon një ‘patron’ – Drita dhe Gjilani luajnë aktin e parë sezonal
Artikulli i mëparshëm Pamje të vajzës së Astrit Deharit para varrit të tij
Artikulli tjetër Haziri: Njëri nga prioritetet e mia janë familjet pa strehë, pa krahë dhe pa shpresë

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.