Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se më LVV-në në krye të qeverisjes lokale, qyteti dhe fshatrat e Gjilanit janë orientuar kah zhvillimi.
Në qytetin e Gjilanit, kryeministri ka takuar kryetarin aktual të Gjilanit, Alban Hysenin ku së bashku kanë takuar inxhinierë, arkitektë, gjeodetë dhe afaristë të këtij qyteti.
Ai ka theksuar dy projekte të cilat sipas tij duhet të realizohen siç janë Diga e Firajës për ujë në Gjilan dhe hekurudhën që e lidh Gjilanin me Prizrenin, Ferizajn dhe Bujanocin.
“Me Lëvizjen VETËVENDOSJE! në krye të qeverisjes lokale, qyteti dhe fshatrat janë orientuar kah zhvillimi. Projektet në dobi të nevojave dhe interesave të qytetarëve do t’i vijojmë edhe në mandatin e ardhshëm me Alban Hysenin kryetar. Në kafiteritë e qytetit, te “BonAmia” dhe “Hani”, takuam inxhinierë, gjeodetë, arkitektë dhe afaristë të Gjilanit. Secili nga këto profesionistë jep kontributin për Gjilanin, për shoqëri që bën progres dhe shtet që zhvillohet. Theksova dy prej projekteve kyçe të cilat duhet dhe do t’i realizojmë: Digën e Firajës për ujë në Gjilan, dhe hekurudhën që e lidh Gjilanin me Prizrenin, Ferizajn dhe Bujanocin. Për t’i vazhduar punët dhe projektet e mbara për Gjilanin, nesër e votojmë numrin 105, Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Alban Hysenin”, ka deklaruar Kurti./teve1.info/










