Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se mandatit i tij 4 vjecar dhe kabinetit qeveritar ka përfunduar dhe se kanë kalaur në fazën e tranziucionit si qeveri në detyrë.
Në një postim në Facebook, Kuri ka thënë se ligji parasheh që Qeveria dhe gjithë anëtarët të vazhdojnë kryerjen e detyrave duke respektuar kufizimet e parashikuara sipas ligjit.
“Me 23 mars 2025, mandati i plotë katërvjeçar i Qeverisë së Republikës së Kosovës, të udhëhequr nga unë si Kryeministër, përfundoi zyrtarisht dhe kaloi në fazën kalimtare të funksionimit si qeveri në detyrë, e cila efektivisht është sikur qeveria në dorëheqje e mandateve të mëhershme të të tjerëve. Kjo është hera e parë që një Qeveri e Republikës së Kosovës ka përfunduar me sukses mandatin e plotë kushtetues, duke shënuar një kapitull të ri të stabilitetit institucional në Republikën tonë demokratike. Në përputhje me nenin 29, par. 1, nënpar. 1.4 të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, mandati i secilit anëtar të Qeverisë po ashtu përfundoi më 23 mars, bashkë me përfundimin e mandatit të Qeverisë, pa pasur nevojë për aktin shtesë dhe formal të dorëheqjes prej posteve të tyre përkatëse sipas nënparagrafit 1.3 të po të njëjtit paragraf dhe nen”, ka shkruar Kurti.