Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se mbrëmë vonë kishte një telefonatë nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.
Sipas Kurtit tema kryesore ishte lidhur me çështjet aktuale, përfshirë edhe paszgjedhjet në katër komunat në veri.
“Theksoi se kryetarët e zgjedhur do të ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët. Është e rëndësishme të intensifikohet dialogu për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Themelore”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Borrell dje tha se Prishtina duhet të depërshkallëzojë situatën në veri dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm e destabilizues.