Kryeministri Albin Kurti nuk do të shkojë në takim te presidenti Hashim Thaçi. Kurti ka thënë se si kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka interesim ta takojë Thaçin, ndërsa si kryeministër do ta takojë atë kur t’i kryejë takimet me kryetarë të partive.
Kurti e refuzon ftesën e presidentit Thaçi, i cili e ka ftuar atë në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, e jo si kryeministër të vendit.
Zyra për Media e LV-së, e ka konfirmuar për Gazetën Express se Kurti nuk do të shkojë në takimin që Thaçi e ka planifikuar ta mbajë në 13:30.
Kryeministri Kurti ka thënë sot se presidenti Thaçi është dashur të shkonte në seancën ku foli e mbijetuara e dhunës seksuale në luftë, Vasfije Krasniqi, “e jo të mbajë takime të ndara, për të përçarë”.
Kurti ka thënë se si kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka interesim ta takojë Thaçin, ndërsa si kryeministër do ta takojë atë kur t’i kryejë takimet me kryetarë të partive.
Kurti e ka ftuar dy herë gjatë një muaji presidentin Thaçi për takime, por ai nuk është përgjigjur