Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar replikat e tij me krerët e partive opozitare në Kuvend, të cilët e kanë kritikuar ashpër lidhur me procesin e dialogut, raporton Gazeta Sinjali.
Kurti u ka kërkuar opozitës që në takimet me të Dërguarin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Armerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, t’ia përmendin të njëjtat kërkesa si atij.
“Unë iu inkurajoj që ashtu qysh jeni shumë të vendosur për Kosovën, që nuk pranojnë kurrgjë që nuk e ka njohjen reciproke në qendër, nuk pranojmë kurrgjë që s’është marrëveshje finale, aman kur t’e takoni Escobarin, paramendone që e keni Albin Kurtin përpara edhe ia thoni qëto fjalë. Shërbim ma të madh Republikës së Kosovës, nuk mundeni me i bo. Edhe me dashtë nuk mundeni me i bo. Kur e keni Escobarin përpara, paramendojeni Albin Kurtin dhe thoni “Kosova Republikë, marrëveshje finale, njohje reciproke në qendër, asgjë ma pak”. Edhe krejt në fund të dashur deputetë, qëky Asociacioni është Asociacion i kryetarit të nderit të LDK-së dhe ish-kryetarit të PDK-së. Kjo duhet me qenë preambula sa herë ta merrni fjalën për Asociacion”, tha kryeministri.
/GazetaSinjali/