Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Mynih të Gjermanisë ka thënë se afër 120 mijë bashkëatdhetarë jetojnë e punojnë, shkruan Reporteri.
Në Facebook, ku dhe ka publikuar një video gjatë vizitës, Kurti ka shkruar se pa mërgatën nuk do të arrihej lufta për çlirim e deri te pavarësia.
“Afër 120 mijë bashkatdhetarë tanë jetojnë e punojnë në Bavari. Shumë prej tyre jetojnë mes Gjermanisë dhe Kosovës, e secili është urë bashkuese ndërmjet dy vendeve.
“Lidhja e fortë me vendlindjen dhe atdheun është dëshmuar vendimtare në momentet më kritike, nga lufta për çlirim e deri te përpjekja për pavarësi. As njëra e as tjetra nuk do të arrihej pa mërgatën tonë të çmueshme. Pritja madhështore në Mynih dhe interesimi i lartë për zhvillimet e progresin në vend na tregon se lidhja sa vjen e po forcohet”, shkroi Kryeministri.
“Edhe na atje në Kosovë që se dimë gjermanishten kemi filluar me i thënë njëri-tjetrit “schatz”, por kështu i themi vetëm atyre që e duan atdheun fort dhe kontribuojnë”, ishte një pjesë e fjalimit të Kurtit.
Ai premtoi se do të ndahen mjete edhe për mësimin e gjuhës shqipe.
“Mësimi i gjuhës shqipe është kushti që integrimi pa asimilim nuk është vetëm i dëshirueshëm por edhe i mundshëm”, tha Kurti para të pranishëmve.