Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas ekzekutimit të pagesës prej 100 eurove për studentët, duke bërë të ditur se sot është procesuar grupi i parë me 49,623 përfitues nga institucionet publike dhe private.
Kurti ka theksuar se pjesa e mbetur do të përpunohet në ditët në vijim dhe se studentët do të vazhdojnë të kenë mbështetjen e qeverisë.
Statusi i plotë:
Sot është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të shumës së njëhershme prej 100 eurove, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.
Janë gjithsej 49,623 studentë përfitues të të gjitha drejtimeve e institucioneve arsimore, publike e private që janë procesuar me grupin e parë.
Pjesa e mbetur e aplikuesve që plotësojnë kriteret për përfitim do të shqyrtohen dhe procesohen me grupin e dytë në ditët në vijim.
Me qeverinë tonë, studentët çdoherë do të kenë mbështetjen e shtetit.










