Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është prononcuar për herë të parë pas publikimit të rezultateve preliminare të KQZ-së.
Para mediave, ai tha se VV-ja ka fituar në 7 komuna, krahasuar me zgjedhjet e kaluara ku fituan në 4, e në fillim në 1.
Sipas tij, ky është sukses i VV-së, ndonëse tha se kanë synuar më shumë se kaq.
“Përgëzoj kryetarët e komunave që kanë qeverisur, Podujeva, Shtimja, Kamenica të cilave u janë bashkuar Gjilani, Mitrovica, Fushë Kosova dhe Obiliqi. Po presim rezultatet ende nga komunat e tjera, dhe do ju drejtohemi sërish. Tash po shkoj në tubimin festiv në Fushë Kosovë, pastaj në Kastriot dhe në Mitrovicë”, tha Kurti.










