“U pajtuam se do të takohemi intensivisht ne dy kryetarët e partive sepse medoemos do ta bëjmë marrëveshjen e cila do të shënojë një kapitull të ri në Republikën e Kosovës”.
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, ka thënë se së shpejti do ta lidhin marrëveshjen për koalicionin qeverisës.
Kurti e ka cilësuar takimin me Mustafën si shumë konstruktiv, ku sipas tij janë konfirmuar të gjitha dakordimet që janë bërë deri më tani sa i përket harmonizimin programor, njofton Klan Kosova.
“Në pak ditë në vijim do ta lidhim marrëveshjen për koalicionin qeverisës. Takimi ishte shumë konstruktiv, i konfirmuar të gjitha dakordimet që i kemi bërë deri më tani sa i përket harmonizimit programor”.
“U morën vesh që nesër të mbahet edhe takimi i radhës për t’i përmbyllur çështjet e ngelura nga dy ekipet tona të profesionistëve”.
“U pajtuam se do të takohemi intensivisht ne dy kryetarët e partive sepse medoemos do ta bëjmë marrëveshjen e cila do të shënojë një kapitull të ri në Republikën e Kosovës”.