Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur për herë të parë lidhur me aferën e përgjimeve ku është e përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila dhe nënkryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq, raporton Gazeta Sinjali.
Në një prononcim për media në Podujevë, Kurti ka thënë se qeveria e tij ka zero varësi nga Lista Serbe.
Ndërsa për Kusari Lilën, ai u shpreh se si shefe e deputetëve e ka për detyrë të sigurojë sa më shumë vota në Kuvend.
Ndryshe, Nacionale tash e disa ditë është duke publikuar audioincizime të bisedës së shefes së GP të VV-së dhe zyrtarit të Listës Serbe, e ku thuhet të jetë përfshirë në bisedë edhe Milan Radoiçiq, i dyshuar për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq dhe i cili është në listën e zezë të SHBA-së.