Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kritikuar menaxhimin e pandemisë nga Qeveria Hoti, derisa ka thënë se menaxhimi i pandemisë nga Qeveria e udhëhequr nga ai ishte shembull.
Kurti në një postim në Twitter ka thënë se gjatë qeverisjes së tij, për dy muaj sollën shkallën e infektimeve në zero dhe, siç tha ai, e bënë Kosovën në një storie suksesi.“Një muaj pasi filluam punën ne u përballëm me një pandemi të paprecedentë.
Ishte kryeministër për herë të parë dhe ishte hera e parë që VV ishte në Qeveri, por për dy muaj ne sollëm shkallën e infektimeve në zero dhe bëmë Kosovën në një storie suksesi, përkundër mungesës së burimeve financiare dhe shëndetësore”, shkroi Kurti.
Ai po ashtu ka postuar edhe disa grafika.
“Grafikët tregojnë kontrastin drastik mes qeverisjes së mirë dhe asaj të keqe. Qeverisë së paligjshme iu desh më pak se një muaj që të përmbysë progresin tonë. Një kujtesë që zgjedhja nuk është vetëm mes qeverisjes së mirë dhe së keqes, por gjithashtu edhe mes jetës dhe vdekjes”, thotë ai.
“Udhëheqja e dobët vret”, përfundoi Kurti.