Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, rreth Fondit të Sigurisë, ka thënë se numri i donacioneve është katërshifror, ndërsa shuma e mbledhur është shtatëshifrore.
Ndërsa, kryeministri tha se numri i mjeteve të mbledhura ka arritur shtatëshifrore, duke mos dhënë ndonjë shifër më të saktë, raporton EO.
“Unë e di që numri i donacioneve për Fondin e Sigurisë deri në këtë fundjavë ka qenë katërshifror, ndërkaq numri i mjeteve të mbledhura është shtatëshifror. Mirëpo për shifra të sakta mund të ju tregojë Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve”, ka thënë Kurti.