Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se prej se ka ndodhur liberalizimi i vizave, ka më shumë qytetarë që po kthehen në Kosovë, se sa që po largohen.
Koha kur qytetarët ishin më të zioluar në Evropë mori fund në janar të këtij viti me liberalizmin e vizave që solli lirinë e lëizjes dhe forcimin e pasaportës. Nga 1 janari pasaportën e Kosovës e njeh edhe Spanja. Liria e lëvizjes vetëm sa e shtoi dashurinë për vendlindjen, ashtu siç e kemi parashikuar ne, tani kemi më shumë qytetarë që kthehen, sesa që shkojnë. Në fund të vizitave qytetarët po kthehen me familjarët e tyre në mërgatë dhe po sjellin edhe vizitorë të huaj për të shijuar bukuritë natyrore të Kosovës e për të parë një shoqëri e kulturë sa të lashtë edhe dinamike”, tha Kurti, shkruan Reporteri.net.
Ai tutje tha se Qeveria e tij po punon për t’ia kthyer me punë besimin qytetarëve të Kosovës.
“Orët edhe ditët e javës mundohem t’i shtoi për t’ia kthyer me punë besimin dhe mbështetjen e dhënë ndaj qeverisë të gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha Kurti.