Kryeministri i vendit Albin në mbledhjen e Qeverisë ka folur për masat që pritet t’i marrë Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.
Ai ka thënë se BE-ja në Kosovë e ka partnerin më të sinqertë e më të qëndrueshëm në rajon.
“Komisioni Evropian dje ka prezantuar para Parlamentit Evropian një listë të masave kundër Kosovës. Bashkimi Evropian te Kosova e gjenë partnerin dhe aleatin më të sinqertë dhe më të qëndrueshëm në rajon, të vlerave evropiane të parimeve demokratike dhe interesave afatgjate”, ka thënë kryeministri Kurti.
Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës ka qenë kritike me raste por që asnjëherë të hidhëruar e cinik e nuk janë as sot.
“Kosova të tillë e ka Qeverinë të tillë e ka popullin, në raste kemi qenë kritik ndaj Bashkimit Evropian, por asnjëherë as cinik por as të hidhëruar nuk jemi as sot. Kur në dhjetor e dorëzuam aplikimin për anëtarësim atë e bëmë duke besuar që në një të ardhme të parashikueshme të jemi pjesë e këtij unioni sepse besojmë në këtë union. Të njëjtit e kemi edhe sot”, ka thënë Kurti.