Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka shpreh ngushëllime familjeve të viktimave që humbën jetën nga përmbytjet në Spanjë.
I pari i Qeverisë tha se Kosova qëndron me qeverinë spanjolle dhe popullin e Spanjës që u përballen me përmbytjet vdekjeprurëse dhe shkatërruese.
“Mendimet tona janë me qeverinë spanjolle dhe popullin e Spanjës ndërsa përballen me përmbytjet vdekjeprurëse dhe shkatërruese. Kosova u dërgon ngushëllime familjeve të viktimave të shumta dhe solidarizohet me komunitetet e prekura, si dhe me reaguesit e emergjencës në përpjekjet e tyre të palodhura për të sjellë lehtësim”, shkroi kryeministri në platformën “X”.
Ndryshe, të paktën 51 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet si pasojë e shirave të rrëmbyeshme të martën në rajonin lindor të Spanjës, Valencia, njoftuan autoritetet të mërkurën.