Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka reaguar deputetit të PDK-së, Ferat Shala, i cili ka thënë se KEK-u po eksporton energji elektrike, ndërkohë që KOSTT-i po e blen atë dyfish më shtrenjtë për t’i mbuluar humbjet në veri.Kurti ka thënë se kur ka tepricë të energjisë elektrike, ajo eksportohet.“Eksportimi i energjisë për muajt janar dhe shkurt janë tre faktorë njëri prej të cilëve është keqkuptim. Faktori i parë është tranziti i energjisë ai nuk është eksportim. Duhet të kemi kujdes të mos e keqkuptojmë. Faktori i dytë ka kontrata afatgjate të eksportit të energjisë na i kemi gjetur ato kontrata kur kemi ardhur. Faktori i tretë, Teprica e energjisë sidomos në orët pasmesnate. Më orën 3 prodhimin 903 ndërsa konsumi 300. Çka me i bo kësaj energjie, me ia dhënë KOSTT-it, çka i duhet? Kur ka tepricë normalisht që eksportohet”, ka thënë Kurti.EO
Kurti për shitje të rrymës: Kur ka tepricë normalisht që eksportohet
Ndani këtë artikull