Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë një video në rrjetin social facebook gjatë takimeve elektorale të Albin Kurtit në Deçan dhe Junik.
Kurti u shoqërua nga kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani dhe disa bashkëpartiakë.
Ai bëri thirrje që me 14 shkurt të votohet numri 127.
Postimi i plotë:
Deçanin dhe Junikun e vizitoi dje kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti, bashkë me presidenten, Vjosa Osmani, dhe kandidatët për deputetë, Donika Gërvalla, Mirlinda Tishukaj Sadiku, Orges Tafilaj e Albana Morina Xharra.
Në takimet e zhvilluara me qytetarë u fol për qeverisjen e shumicës që po realizohet përmes referendumit me 14 shkurt, dhe për prioritetet e saj që janë Drejtësia e Punësimi.
Porosia ishte që të angazhohemi e të punojmë për ta thelluar fitoren tonë, shumicën e re qeverisëse në Republikën tonë. #KrejtdheDrejt #127