Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se nuk është presidenti Hashim Thaçi ai që e përcakton mandatin e Kurtit për krye qeveritar si dhe formimin e Qeverisë.
Sipas Kurtit, ai që e përcakton formimin e qeverisë, është LDK-ja.
“Presidenti e ka përcaktuar datën e seacën kosntituive, për 26 dhjetor kur ne ishim aty dhe në kohë rekord konstatuam kuvendin, pra presidenti përcakton datën e konstituimit të kuvendit e jo të formimit të qeverisë, atë e përcakton tjetër kush, mua datën për formimin e qeverisë ma përcakton LDK-ja e jo presidenti, pra këtu nuk duhet të ketë keqkuptime”, u shpreh Kurti
Tutje Kurti u shpreh se do të ketë takime të vazhdueshme me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Takime do të ndodhin e me siguri që do të ketë edhe konsultime, unë do ta marrë mandatin. Ne të gjitha këto i bëjmë të ditura në kuadër të bisedimeve që bëjmë, ne kemi qëndrimin tonë, ata të tyre pasi edhe ne duam marrëveshje por edhe populli don marrëveshje”, tha Kurti. /IndeksOnline/