Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në orën 10:00 do ta takoj përfaqësuesin e BE-së për Dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak dhe këshilltarët për politikë të jashtme të Gjermanisë e Francës.
Njoftimin e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák dhe këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, z. Jens Plötner dhe z. Emmanuel Bonne”, thuhet në njoftim.
Ky takim pritet të mbahet në kuadër të tentimit të arritjes së marrëveshjes finalen në mes të Kosovës e Serbisë, në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizim të marrëdhënieve në mes të dyja shteteve.