Kreu i ekzekutiv, Albin Kurti, i ka falënderuar kryetarët e Komunave të vendit, për siç tha solidaritetin e treguar ditëve të fundit me Policinë e Kosovës.
Ai tha se Policia ka pasur ditë të vështira në përballje me terroristët dhe kriminelët në veri.
Kurti pohoi se ndonëse nga kjo betejë dolëm të ngadhënjyer, rënia heroike e rreshterit Afrim Bunjaku është e vështirë, për çka edhe kërkoi një minutë heshtje nga të pranishmit.
“Iu falënderoj për solidaritetin e treguar ditëve të fundit me Policinë e Kosovës në këto ditë të vështir të përballjes me terroristët dhe kriminelët në këtë betejë të cilën e ngadhënjyem por të në të cilën heroikisht ra rreshteri Afrim Bunajku, për të cilin iu ftojë për një minutë heshtje”.
Kur foli për investimet ai tha se asnjë komunë e asnjë komunitet nuk do të diskriminohet, duke shtuar se projekte do të përfitohen në bazë të meritave e jo preferencave.
Kryetarëve ai u foli edhe për fitimin e kandidaturës së Kosovës për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030, raporton EO.
“Një lajm i mirë pas takimit që kishim në muajin maj është fitorja e kandidaturës së Kosovës për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030. Ato përfshin 24 sporte, 11 komuna në dy shtete. Mbi 250 milionë euro dhe 24 objekte sportive janë paraparë. Komuna e kanë mundësin të përfitojnë nga investimet”.
“Buxheti për komunat në vitin tjetër është 742 milionë euro, po bëhet viti i dytë me radhë që rritja e buxheti është në shifër dyshifrore. Investimet kapitale në komuna përfshinë shumë sfera. Këto investime përfshin të gjitha komuna dhe pa diskriminuar asnjë komunitet. Kemi përgatitur legjislacioni që u mundëson komunave të përfitojnë jo sipas preferencave. Jemi të gatshëm që të ofrojmë zgjidhje”.