Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i bindur se qeverinë e re të dalë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit do ta udhëheq ai dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje.
Kështu është shprehur ai të hënën kur është pyetur nga gazetarët për partnerët e mundshëm.
Megjithatë ai ka thënë se njëherë duhet pritur rezultatet përfundimtare dhe certifikimin e tyre pastaj bisedimet.
“Së pari rezultatet përfundimtare, certifikimi pastaj bisedimet, Qeveria e sigurt e udhëhequr nga Vetëvendosje dhe unë”, ka thënë Kurti të hënën pas një ngjarje ku u prezantua rrjeti i grave në pozita vendimmarrëse në administratë publike dhe institucione të pavarura.
Lëvizja Vetëvendosje sipas rezultateve preliminare ka fituar 48 deputetë që janë të pamjaftueshëm për ta formuar qeverinë vetëm më pakica joserbe ashtu siç ka deklaruar nënkryetari i kësaj partie, Glauk Konjufca për një medie italiane.