Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për heqjen e dokumenteve për hyrje-dalje.
Kreu i qeverisë tha se reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore, teksa shpërndau një intervistë dhënë për mediumin gjerman, Die Welt, ditë më parë.
“Reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore. Javën e kaluar fola me “Die Welt” për masat tona reciproke për targat e makinave dhe dokumentet e hyrje-daljeve me Serbinë, por gjithashtu fola edhe për fuqinë tonë punwtore tw re dhe të kualifikuar, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e demokracisë”, shkroi Kurti, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa, askush nga skena politike e Kosovës nuk ka reaguar ende pas marrëveshjes së arritur me Serbinë.