Kryeministri Albin Kurti tha se po e zbatojnë marrëveshjen e arritur në Bratisllavë për shtensionimin e situatës në veri.
Kurti, në “Twitter” ka shkruar se është reduktuar numri i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në tri ndërtesat e komunave veriore.
Ai tha se tash, qeveria po fillon të hapë rrugë për zgjedhje të parakohshme.
“Kosova tashmë po zbaton me mirëbesim marrëveshjen me Bashkimin Evropian dhe të dërguarin special për shtensionimin e arritur në Bratislavë”, tha Kurti.
Kurti po qëndron në Kretë të Greqisë, ku po merr pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI.