Kryeministri i vendit, Albin Kurti u ka bërë me dije deputetëve të Kuvendit të Kosovës se nuk do t’iu përgjigjet pyetjeve parlamentar.
Kjo sipas kryeministrit për shkak se opozita nuk po i voton marrëveshjet ndërkombëtare.
“Për shkak se nuk po i votoni marrëveshjet ndërkombëtare, të gjithë deputetë që i bëjnë pyetjet nuk do ta kenë përgjigjen time edhe pse e kam tashmë të përgatitur. Duhet të jemi koleg të të njëjtit shtet e jemi të të njëjtit shtet nëse bëhet fjalë për mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesit publik dhe shtetëror“, tha Kurti.
“Nuk ka pasur kryeministër në Kosovën e pavarur që është përgjigjur më shpesh dhe më përpikëri pyetje parlamentare. Nga 377 marrëveshje ndërkombëtare unë kur isha opozitë parlamentare kanë kalur këto vetëm 3 prej tyre nuk janë votuar, 374 janë votuar, rrjedhimisht vetëm kur të jeni deputetë të Republikës vetëm atëherë do të përgjigjem në pyetjet parlamentare..”, tha Kurti para deputetëve.
Sipas tij, deputetë e opozitës po e dëmtojnë shtetin me mos votim të marrëveshjeve ndërkombëtare.
Dëmi sipas Kurtit po vlerësohet të jetë 360 milionë euro.
Ky reagim i Kurtit erdhi pasi deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj e pyeti kryeministrin se përse nuk po e njeh Greqia, Kosovën ashtu siç pretendonte Kurti kohë më parë.