Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në seancën solemne të mbajtur sot për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, ka thënë se për të reflektuar mbi atë që kemi kaluar duhet të bashkohemi fizikisht dhe shpirtërisht, përcjell IndeksOnline.
12 qershori i vitit 1999 është fiksuar si dita e çlirimi të Kosovës, sepse atë ditë dhjetëra, mijëra, trupa ushtarake të NATO-s filluan të kalojnë kufirin dhe të futen si trupa këmbësorie në territorin e Kosovës.
Kështu mes 11 dhe 12 qershorit, Kosovës dhe veçanërisht zona e Prishtinës, u bë arën zhvillimesh që morën vëmendjen globale, në njërën pjesë të qytetit forcat ushtarake serbe ende nuk ishin tërhequr plotësisht nga Prishtina, në pjesën tjetër në veri lindje të Prishtinës, njësitet e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga zona operative e Llapit kishin hyrë në qytet duke ngritur flamurin kombëtare në shkollën “Zenel Hajdini”.
Si komandanti i NATO-s ashtu edhe Komandanti i KFOR-it ishin të vendosur të realizonin në plotëni misionin e marrë përsipër nga drejtuesit politik të NATO-s nga presidenti amerikan Bill Klinton dhe nga kryeministri britanik, Tony Blair, përtej teknalitetëve ushtarake dhe të se drejtës ndërkombëtare, rezultati de facto i atij misioni ishte çlirimi i Kosovës nga trupat serbë”, ka thënë Kryeministri Kurt./IndeksOnline/