Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar të gjithë kryetarët e rinj që kanë fituar në komunat ku pati balotazh, duke thënë se do të bashkëpunoj me të gjithë, njofton Klankosova.tv.
“Administrimi i procesit zgjedhor nga KQZ ishte shumë i mirë, i përgëzoj për angazhimin dhe efikasitet, i uroj të gjithë kryetarët e komunave që u zgjodhën dje, do kenë beteja dhe punë në përballje me krimin dhe korrupsionin. Unë do të bashkëpunoj me ta në këtë beteje më të gjithë ata që luftojnë krimin, dhe do ë mbikëqyr me vëmendje”.
Tutje, Kurti tha se humbja e VV-së në disa komuna, vjen nga bashkimi i të gjithëve kundër kësaj partie.
“Rezultat jo i kënaqshëm për neve, defekte të brendshme që ne duhet t’i analizojmë brenda partisë dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër VV-së”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.