Kryeministri i Kosovës, Albin kurti tha se serbët e Kosovës janë të rrezikuar nga Beogradi e cila ia djeg veturat e tyre që i regjistrojnë me targa të Republikës së Kosovës.
Kurti gjatë një konference për medie tha se kërcënimet e Serbisë në veri janë të orientuara për të ngjallur te qytetarët frikë e panik.
“Çfarë po ndodh tani shpjegohet më së shumti me përpjekjen e Beogradit për ta ambazllazhuar kundërshtimin e marrëveshjes franko-gjermane. Kjo nuk është as kundër tabelave të automjeteve, as për asociacion, as suspendimin drejtorit të policisë në veri. Vetëm për refuzimin që ata ia kanë bërë propozimit të Parisit e Berlinit dhe tash duhet ta kamuflojnë këtë refuzim që i kanë bërë, këtë koordinim të ngushtë që e kanë me presidentin Putin dhe Moskën”, tha Kurti.
Sipas tij, Serbia është e interesua për ta sabotuar dialogun dhe këtë po e bënë përmes strukturave ilegale në veri.
“Serbia qartazi është e interesuar për ta sabotuar dialogun dhe çfarëdo marrëveshje dhe rruga që e ka zgjedhur është në bashkëpunim më grupet kriminale për kërcënim të qytetarëve. Kjo nuk është në rrugë të paqes për çka ne angazhohemi”, tha Kurti
Kurti tha se përpjekjet e tilla do të jenë të pasuskseshme pasi sipas tij shteti i Kosovës është i fortë me rritje ekonomike dhe përkrahje të aleatëve ndërkombëtarë.