Kryeministri Albin Kurti sërish i ka quajtur të përkohshme dhe të padrejta masat e paralajmëruar nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.
Kurti nga Podujeva, ka thënë se disa masa edhe kanë filluar që të zbatohen duke përmendur anulimin e vizitave.
“Është e vërtetë që janë paralajmëruar masa edhe janë zbatuar disa prej tyre, ju e dini që ushtrimi i madh ‘Defender Europe’, sidomos në Gjakovë ku e kishim të planifikuar u pat anulua, bëhet fjalë edhe për vizita e masa të përkohshme, të cilat për bindjen time janë të padrejta. Ajo që ne duhet të bëjmë është që në Kuvend, me 2/3 e deputetëve t’i kalojmë ato kredi dhe grante që kanë ngelur të ngujuara dhe s’po mund t’i gëzojë ekonomia e Kosova, rreth 149 milionë euro. Kredi dhe grante që pa 2/3 nuk po kalojnë”
“Teksa mërzitemi për masat aktuale të përkohshme, ne kemi një ngujim aktual të cilën mund ta kalojmë shumë kollaj bashkërisht me opozitën”, ka shtuar ai.
Kryeminsitri ka thënë se është në kontakt me BE-në dhe njoftoi se dje ka biseduar në telefon me Borrell e Lajçak.
“Me BE jam në kontakt ë përditshëm dje kam biseduar me Borrellin edhe me ndërmjetësin Lajçak jam interesuar edhe për deskalim edhe për normalizim që nënkupton sundim të ligjit, ose edhe të shkojnë në Serbi”.