Kryeministri në detyrë Albin Kurti, njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje as sot nuk i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse i ka votat për formimin e Qeverisë apo jo.
Pasi u përurua pikëkalimi i përbashkët “Hani i Elezit – Bllacë”, Kurti u pyet nga gazetarët nëse i ka numrat për formimin e Qeverisë kur kanë mbetur edhe tre ditë deri në seancën konstituive të Kuvendit që mbahet më 15 prill.
Por, Kurti as sot nuk e tha asnjë fjalë të vetme për këtë temë. Ai iku dhe hyri në veturë, dhe nuk tregoi nëse i ka votat për kryeministët dhe për ta formuar Qeverinë.