As sot ska marrëveshje mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendojes.
“Takimi i sotëm perfundoj. Marrëveshje ende nuk ka, por bisedimet vazhdojnë deri të për afrohen qëndrimet”, tha Kurti duke theksuar se ditëve në vijim do të ketë takime të radhës, si tentativë për tu arritur koalicioni.
Kurse kreu i LDK-së, Isa Mustafa pas këtij takimi theksoi se me Kurtin u dakorduan për ti vazhduar bisedimet, por jo për ta nënshkruar sot marrëveshjen.
“Do të punojnë të arrijnë një përafrim. Sot s’ka marrëveshje për koalicion por që do të vazdojnë me tutje dhe do të gjejmë rrugë që të përafrojmë qëllimet tona”, tha Mustafa.