Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë nëse pengohet Kosova të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Ai tha se në dialogun Kosovë-Serbi synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Tutje, Kurti deklaroi se Serbia duhet ta njohë shtetin e Kosovës në marrëveshjen përfundimtare, ku edhe duhet të inkuadrohet edhe ulësja në OKB.
“Marrëveshja përfundimtare dhe ligjërisht obliguese, për neve është ajo që nuk e ndan njohjen nga ulësja në OKB. Marrëveshja është ligjërisht e obligueshme atëherë kur ajo e ka formën dhe përmbajtjen e një marrëveshje ndërkombëtare sipas kërkesave dhe qëllimeve të konventës së Vjenës për ligjin mbi traktatet”, tha shefi i Qeverisë në mbledhjen e 44-të të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.