Qeveria Kurti apo Lëvizja Vetëvendosje gjatë fushatës kishte paralajmëruar që Agjencinë Kosovare të Privatizimit do ta shuaj dhe asetet e saj do i kalojë në pronësi Fondit Sovran.
Por tashmë ky subjekt menaxhon me thuajse të gjitha institucionet dhe pritet që premtimin e dhënë në fushatë ta bëjë realitet, pasi që nuk e ka problem as votimin, sepse kanë numra të bollshëm për vendime.
Nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun nga AKP-ja tregojnë për “Syri.net”, se ky institucion ka mandatin e saj ligjor dhe nuk është në mandatin e saj të komentoj iniciativat e Qeverisë apo Kuvendit të Republikës së Kosovë.
AKP-ja në bazë të mandatit të saj ligjor është e obliguar që të veproj dhe bëjë përpjekje maksimale në përmbylljen dhe transformimin sa më të shpejt të procesit të privatizimit dhe likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore.
Agjencia Kosovare e Privatizimit në listë të pagave aktualisht ka 244 punonjës.
Kryeministri Albin Kurti tha se Agjencia e Privatimit do të shuhet.
“Ne i dalim zot premtimeve tona dhe duhet ti zbatojmë. Kemi thënë se AKP duhet të shuhet dhe do të shuhet. Por që të shuhet AKP-ja është e rëndësishme që njëherë të shkarkohet bordi sepse kanë vjedhur shumë, por ne nuk do t’i lejojmë të vjedhin më. Kanë vjedhur me paga e kanë vjedhur me privatizime. Janë paguar për të vjedhur”, tha kryeministri Kurti.
Asnjë storie e suksesit e AKP-së derisa për dhjetë vjet ka hargjuar rreth 100 milionë euro, tha deputeti i VV-së Armend Muja.
Derisa shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se shkarkimi i Bordit të AKP-së është miratuar me shumicë votash me 6 vota në Komisionin për Ekonomi dhe është e domosdoshme që Kuvendi ta shkarkojë bordin e AKP-së.
Sipas saj një takim i tetë anëtarëve të bordit të AKP-së i kushton buxhetit 26 mijë e 166 euro. Një kompenzim, i bordit neto për 8 anëtarët e bordit është 21 mijë e 66 euro. Kjo ka qenë kërkesa e djeshme për takimin e sotshëm”, ka thënë Kusari-Lila
Derisa shkarkimi i antarëve të bordit të AKP-së është kundërshtuar nga opozita. Syri.net