Kryeministri Albin Kurti sot do të qëndrojë për vizitë në Kamenicë.
Sipas agjendës, nga ora 11:00 ai do të merr pjesë në përurimin e Parkut Teknologjik në këtë qytet.
Më pas, shefi i ekzekutivit do të jetë pjesëmarrës në ceremoninë e përuririmit të investimeve në shkollën “Metush Krasniqi” në Roganë të Kamenicës.
Ndërkaq, nga ora 16:30, Kurti në Prishtinë, merr pjesë në hapjen e KSDW 2024 – Kosovo Sustainable Development Week.