Kryeministri i vendit, Albin Kurti bën të ditur se gjatë takimit të djeshëm me emisarin e Bashkimit Evropian për dialgoun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, kanë diskutuar për deeskalimin dhe normalizimin në veri të vendit. Ai e cilësoi këtë takim si pozitiv, e të njëjtën bindje e pati edhe për emisarin Lajçak.
Kurti theksoi se takimi e ka nisur me vërejtje për masat që BE-ja ka vendosur ndaj Kosovës, përcjell teve1.info
“Por takimin natyrisht e kam filluar me vërejtjen time, me theksimin tim, që masat ndaj Kosovës janë të padrejta, ndonëse thuhet se janë të përkohshme, meqenëse Kosova nuk mban asnjë faj as për eskalim të gjendjes, as për mosnormalizim të raportit”, tha kryeminstri Kurti.
Në një konferencë për media, Kurti potencoi se ka siguruar Lajçakun dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, se Qeveria e Kosovës nuk kontribuon asnjëherë në eskalim të situatës.
“Në takimin e djeshëm që kemi pasur me emisarin evropian për Ballkanin Perëndimor dhe dialog, Miroslav Lajçak…kemi diskuruar për të dy temat, edhe deeskalimimin edhe normalizimin. Sa i përket deesklaimit, unë i kam siguruar jo vetëm Lajçakun dje, por edhe të dielën pasdite Borrrellin, se Qeveria e Kosovës kurrsesi nuk kontribuon në eskalim asnjëherë. Ne duam polici për zbatim ligji dhe për siguri publike që nuk përjashton askënd”, deklaroi ai.
Tutje, ai tha se gjithashtu i ka siguruar ata se policët e Kosovës që janë në ndërtesat e komunave në veri, nuk janë duke zhvilluar operacione.
Kreu i Ekzekutivit shtoi se ka shprehur gatishmëri për zgjedhje të parakohshme në veri, pas tipas tij, “këto zgjedhje të parakohshme në ato komuna janë e vetmja mënyrë se si të bëhet ndërrimi i pushtetit”.