Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët dhe kryetarin e Gostivarit, Arben Taravarin.
Kurti ka thënë se shqiptarët janë më fat që kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje.
Ai po ashtu ka theksuar se shqiptarët duhet të jenë krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie.
“Shqiptarët më shumë sesa fat, e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje. Sfidat shpesh i kemi të ngjashme e të përbashkëta. Shërbimin ndaj qytetarëve duhet përherë ta kemi qëllim të palëkundur të angazhimit politik. E në rrugë e sipër na duhet të jemi krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie”, ka shkruar ai mes tjerash.