Kryeministri i vendit, Albin Kurti do të takohet sot me dy krerët e partive opozitare në Kosovë, atë të LDK-së dhe AAK-së.
Ftesën së bërë nga Kurti për takim i janë përgjigjur pozitivisht kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërkaq kreu i PDK-së, Memli Krasniqi e ka refuzuar atë, shkruan teve1.info
Krasniqi është shprehur i gatshëm që të takohet me kryeministrin Kurti në momentin “kur të ketë avancim të procesit të dialogut dhe diskutim konkret për arritjen e marrëveshjes finale, që ka për qëllim njohjen e ndërsjellë”.
Kryeministri Kurti u ka bërë thirrje liderëve të opozitës që të takohen për të biseduar për takimin e fundit që kishte në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi siç ka theksuar ai, dallimet e mospajtimet politike që kanë mes vete pozitë e opozitë, nuk duhet të tejkalojnë interesin shtetëror.