Kryeministri Albin Kurti ka postuar një video përmes së cilës ka njoftuar për menaxhimin e situatës për parandalimin e virusit COVID 19.
Ai është fokusuar të ekonomia dhe asistenca sociale. Tha se të martën familjet me asistencë sociale do të marrin ndihma për dy muajt, marsin dhe prillin.
Madje tha se prilli nuk do të llogaritet si i paguar, pra do të jetë ekstra mbështetje.
Kurti tha se Qeveria është e vetëdijshëm për humbjet ekonomike ne disa sektorë, por tha se do bëjmë plan emergjent për ndërmarrjet më të goditura.
“Rritja e importeve ditëve të fundit garanton se nuk do të ketë problem me furnizim me artikuj të nevojshëm ushqimorë e higjienikë”, tha ai.
Sipas tij, po punohet që furnizimi me rrymë, ujë dhe menaxhimi i mbeturinave të mos paraqesin problem.